Lista Serbe e ka përshëndetur lirimin e ish-ministrit Ivan Todosijeviq nga Gjykata Supreme, pas katër vitesh nëpër burgje.
“Gjykata Supreme në Prishtinë konfirmoi atë që ne të gjithë e dimë dhe atë që pretendojmë që nga viti 2019, kur filloi kjo procedurë monstruoze, se Ivan është i pafajshëm dhe nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se, si çdo njeri i lirë, ka të drejtën e mendimit dhe qëndrimit të tij”, thuhet në reagim.
Megjithatë, kjo parti shton se “problemi i presekutimit të serbëve nuk ka mbaruar”.
“Pas këtij vendimi, problemet e persekutimit të pabazë të serbëve nuk mbaruan, sepse në mbarë burgjet e Kosovës dhe Metohisë ka serbë të pafajshëm, të cilëve krimi i vetëm është emri dhe mbiemri i tyre serb dhe të cilët duhet të jenë të lirë për t’u mbrojtur nga akuzat e rreme”, thuhet tutje.
Lista Serbe u ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare “që të bëjnë presion mbi Prishtinën dhe të lirojnë serbët e pafajshëm”.