Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur.
Viktima u gjet i vdekur në shtëpinë e tij dhe sipas informacioneve të para dyshohet për vetëvrasje.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast u bë e ditur se bëhet fjalë për 40-vjeçar, për vdekjen e të cilit tashmë kanë nisur hetimet.
“Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën ‘ Sami Gashi” në Mitrovicë, brenda hapësirave të shtëpisë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 40 vjeçar. Hetuesit policor kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Policia.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes dhe më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.