“Superpuna”, platformë e krijuar nga Qeveria për punësimin e të rinjve, ka njoftuar se tashmë ka të regjistruar 7 mijë biznese.
Nga kjo platformë, kanë ftuar bizneset që duan të angazhojnë fuqi të re punëtore dhe të përfitojnë nga subvencioni i Qeverisë, që të regjistrohen.
Superpuna është platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë, për të lehtësuar qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe ndihmë ndaj bizneseve në angazhimin e punëtorëve të rinj.