E trishtë: U alivanos papritur në rrugë, i moshuari nga Malisheva vdes në spital

Lajme

E trishtë: U alivanos papritur në rrugë, i moshuari nga Malisheva vdes në spital

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Malishevë, ku një person i moshuar është alivanosur papritur teksa po ecte në rrugën ‘Hamdi Berisha’.

Mësohet se bëhet fjalë për Adem Bytyqin, 76-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital.

Sipas burimeve, ai fillimisht u dërgua me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, e më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe vdiq.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat