“Po na nënçmon qeveria jonë”, reagon ish-komandanti i UÇK

Lajme

“Po na nënçmon qeveria jonë”, reagon ish-komandanti i UÇK

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 09:59
UÇK

Veterani i UÇK-së Asllan Hasanaj tha se qeveria e Kosovës po tregon përbuzje ndaj veteranëve të cilët luftuan për çlirimin e Kosovës.

Ai tha se kudo në botë njerëzit që kanë luftuar për çlirimin e vendit të tyre vlerësohen e janë më të privilegjuarit, ndërsa në Kosovë, sipas tij ndodh e kundërta.

“Në vende të tjera, veteranët janë kategoria më e vlerësuar dhe e privilegjuar e shteteve që kanë punuar dhe kanë luftuar për çlirimin e atdheut ndërsa ne jemi kategoria më e përbuzur prej Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe gjithë qeverisë”, tha Asllan Hasanaj.

Kujtojmë se drejtuesit e veteranëve kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë mbajtjen e asnjë seance plenare nëse nuk përfshihen në Ligjin për pagën minimale.

Veteranët i kanë bërë thirrje presidentes Vjosa Osmanit të mos e dekretojë ligjin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat