Serbia i ka ndërruar emrin fshatit Axhinci në Medvegjë, duke e emëruar “Putinovo”, për nder të presidentit rus, Vladimir Putin.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit Hibrid, Agim Musliu, derisa ka thënë se kjo është dëshmi e presionit të shtetit serb ndaj shqiptarëve, në përpjekje për t’i larguar ata nga Serbia.
“A e dinit? Fshati në #Medvegjë, i quajtur #Putinovo për të nderuar #Putinin, shërben si presion për shqiptarët që të largohen nga #Serbia. Ky fshat në të kaluarën njihej si #Axhinci, duke iu referuar emrit shqiptar #Haxhi (ose #Adjija në versionin #serb)”, ka shkruar Musliu në Twitter.
Did you know?
— Agim Musliu (@agim_musliu) July 18, 2023
The village in #Medvedja, named #Putinovo to honor #Putin, serves as a pressure to Albanians for leaving #Serbia. This village was known in the past as #Adjinci, referring to an Albanian name #Haxhi (or #Adjija in #Serbian version) https://t.co/KUtJPIknY8
Ndryshe, me kërkesën për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dje në Prishtinë ka dje në Prishtinë ka protestuar Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar. Ata kërkuan që të ndërpritet menjëherë pasivizimi i adresave, të anulohen të gjitha vendimet e lëshuara dhe një nga shtetet e bashkësisë evropiane të merr në mbështetje të gjithë banorët shqiptarë.
“Stop pasivizimi i adresave të shqiptarëve”, ka qenë njëra nga thirrjet e protestuesve të cilët kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.