Pasaportat më të fuqishme në botë, ku renditet e Kosovës

Lajme

Pasaportat më të fuqishme në botë, ku renditet e Kosovës

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Është freskuar lista e pasaportave më të fuqishme për vitin 2023 (The Henley Passport Index). Befasi kësaj radhe është Japonia që për herë të parë në pesë vjet nuk është në vendin e parë.

Sipas të dhënave të fundit, Singapori është në krye të listës dhe qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza në 192 nga 227 vende.

Gjermania, Italia dhe Spanja ndajnë vendin e dytë.

Pas tyre janë Austria, Finlanda, Franca, Japonia, Luksemburgu, Koreja Jugore dhe Suedia në vendin e tretë. Në të katërtin janë Danimarka, Irlanda, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kurse top-pesëshen e përmbyllin këto vende: Belgjika, Republika Çeke, Malta, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia dhe Zvicra. ShBA-ja renditet e 8-ta.

Ndërkaq, për sa u përket vendeve të rajonit, Kosova është e fundit nga to, duke u renditur në vendin e 94-të me vetëm 42 vende ku lejohet të udhëtojë pa viza.

Më së miri në rajonin e Ballkanit qëndron Sllovenia e cila gjendet në vendin e 9-të, e përcjellë nga Kroacia në vendin e 14-të.

Pas tyre është Serbia (34), Maqedonia e Veriut (43), Mali i Zi (44), Bosnja e Hercegovina (47), dhe Shqipëria në vendin e 48.

Në fund të kësaj liste janë vendet pasaportat e të cilave mundësojnë kalimin pa viza në më pak se 40 vende, e që janë: Koreja e Veriut (39 vende pa viza), Nepali (38), Palestina (38), Somalia (35), Jemeni (35), Pakistani (33), Siria (30), Iraku (29) dhe Afganistani (27). 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat