Petkoviq shkruan nga Brukseli për serbin që dyshohet për sulmet në veri: I katërti që e liruam

Lajme

Petkoviq shkruan nga Brukseli për serbin që dyshohet për sulmet në veri: I katërti që e liruam

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 17:08
Urosh Vukashinoviq

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, i cili po qëndron në Bruksel, para pak minutash ka bërë një reagim në profilin e tij në “twitter” për lirimin nga paraburgimi të serbit Urosh Vukashinoviq, i cili ishte arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për sulmet në Veri.

Petkoviq ka thënë se Vukashinoviq është bashkuar me familjen e tij dhe se është serbi i katërt që thotë se “Serbia ka arritur ta lirojë”.

“Dhe Urosh Vukashinoviq, serb i arrestuar në Leposaviq më 17 qershor nga policia e Kurtit, sot është liruar!

Ai sapo ishte bashkuar me familjen e tij. Uroshi është serbi i katërt që e liruam dhe vazhdojmë luftën për të gjithë bashkatdhetarët tanë të arrestuar pafajësisht!”, ka shkruar Petkoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat