Urosh Vukashinoviq, i arrestuar për sulm ndaj gazetarëve në veri të Mitrovicës do të lirohet me kusht sot (19 qershor).
Lajmi është bërë i ditur nga avokati ligjor i Vukashinoviqit, Nebojsha Vlajiq.
Ky i fundit sipas mediave serbe, ka thënë se janë duke u shqyrtuar dokumentet për lirimin e Vukashinoviqit.
Urosh Vukashinoviç është arrestuar për sulm ndaj gazetarëve më 19 qershor në Leposaviq.