Tinka Kurti, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë e përfshirë në një aksident.
Bashkë me të kanë qenë edhe fëmijët dhe gjyshi.
Por ajo thotë se ajod dhe familjarët e saj janë mirë.
”Familjarë e miq që jeni shqetësu sot nga lajmi i aksidentimit, fëmijët, gjyshi dhe unë jemi mirë. Shpëtuam fatbardhësisht. Ju falenderoj shumë për kujdesin! E paçit shëndetin“, ka shkruar ajo në Facebook.
Aksidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bedrush Çollaku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e Policisë.