Më 24 [e hënë] dhe 25 korrik [e martë], Kuvendi i Kosovës do të hapë dyert për vizitë nga bashkatdhetarët.
Përveç vizitës, bashkatdhetarët do të kenë mundësi të takohen edhe me deputetë.
“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur nga ora 8:00 – 16:00”, thuhet në njoftim.
Kuvendi tash e disa vjet organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.