Ky është 22 vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Gjakovë

Lajme

Ky është 22 vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Gjakovë

Nga: N. Sh. Më: 21 korrik 2023 Në ora: 17:21
Dhurim Bajrami

Dhurim Bajrami është i riu 22 vjeçar i cili humbi jetën pas aksidentit tragjik.

Aksidenti ndodhi në fshatin Panorc të komunës së Gjakovës sot rreth orës 12:30.

Për pasoj vdiq i riu nga fshati Rud i Malishevës, i cili dyshohet ta ketë humbur kontrollin mbi automjet.

Lajmin e ka konfimruar Policia në Gjakovë.

“Ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. 

Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë”, thuhet në deklarimin e Policisë.

Fotografinë e Dhurimit e kanë publikuar familjarët e tij në rrjetin social Facebook.

Image
Dhurim Bajrami

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat