Boshkoviç: Formimi dhe armatimi i ushtrisë së Kosovës janë pasojat e marrëveshjes së Brukselit

Lajme

Boshkoviç: Formimi dhe armatimi i ushtrisë së Kosovës janë pasojat e marrëveshjes së Brukselit

Nga: F. B. Më: 22 korrik 2023 Në ora: 11:48
Ushtria e Kosovës

Analisti ushtarak Petar Boshkoviç ka deklaruar se “formimi dhe armatosja e Ushtrisë së Kosovës janë pasojë e marrëveshjes së parë të Brukselit nga 2013, ndërsa deputeti Ljubinko Gjurkoviç konsideron se qëllimi i formimit të ushtrisë është hyrja në NATO, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Ai tha se pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit të gjitha institucionet serbe iu dorëzuan Prishtinës dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk ishte e papritur.

"Presidenti Vuçiç Prishtinës ia dorëzoi  gjyqësinë, policinë dhe pushtetin lokal dhe Serbia humbi të gjithë ndikimin në Kosovë. Formimi dhe tahs pajisja e armatimi për Ushtrinë e Kosovës edhe më shumë zvogëlon ndikimin e Serbisë në atë territor dhe Kosova do bëhet e pavarur”, vlerësoi Boshkoviç.

Ai tha se Ushtria e Kosovës është pajisur me raketa kundër tankse dhe dron dhe në të ardhmen secila ardhje e Ushtrisë së Serbis afër Kosovës bëhet i kot.

"Edhe pse procesi i krijimit po zgjate tash disa vjet, autoritetet serbe nuk kanë reaguar asnjëherë dhe tash jemi të pafuqishëm, Vuçiç u tregua se dorëzoi Kosovën për interes personal. Nëse Ushtria e Serbisë do arrinte në zonën tokësore të sigurisë, Kosova do vendoste transportues dhe raketat kundër tanke që shpërthejnë  bkundat me trashësi 100 mm”, tha Boshkoviç.

Koloneli në pension dhe deputeti Ljubinko Gjurkoviç tha se Ushtria e Kosovës me përbërjen rezervë ka rreth 20 mijë ushtarë "Serbia u vonua në reagimin për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe ka lejuar që ajo tahs me përbërjen rezervë të ketë rrteh 20 mijë ushtarë të pajisur me pajime edhe armatim modern. Këtë ushtri dhe kuadrit udhëheqës e kanë trajnuar instruktor nga Turqia dhe Kroacia” tha Gjurkoviç i cili në vitin 1999 ishte një nga komandantët t luftës në Koshare.

Një nga qëllimet e formimit të ushtrisë është përmbyllja e territorialitetit të Republikës së Kosovës.

"Pas modernizimit një nga qëllimet është hyrja në NATO. Nuk ka rrezik që ajo të veprojë në Serbinë qendrore se ajo do ushte mision vrasje”.

Sipas tij Ushtria e Kosovës rrezikon shtesë sigurinë e serbëve në Kosovë.

“Ata do të formojnë baza ushtarake në linjat administrative dhe izolojnë popullin serb në veri", mendon Gjurkoviç.

Ministri i mbrojtjes Buçeviç ka thënë se “Prishtina po armatos FSK me sisteme të fuqishme për të transformuar në Ushtri me çka në mënyrë flagrante shkelet rezoluta 1244 e OKB dhe marrëveshja e Kumanovës”.

“Përveç dron, si donacion nga Turqia kanë pranuar edhe minahedhës, raketa hedhës, sisteme kundër blind, sisteme ofensive, ndërsa oficerët po i shkollojnë në vende të NATO-së dhe stërvitje të përbashkëta”, tha Vuçeviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat