Zjarri në ETC, Elezaj: Bashkëndjejmë me pronarin, por fatmirësisht që s’ka humbje jete

Lajme

Zjarri në ETC, Elezaj: Bashkëndjejmë me pronarin, por fatmirësisht që s’ka humbje jete

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 13:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, pas djegies së objektit të ETC-së, është shprehur se bashkëndjejnë me pronarin e kompanisë dhe se me rëndësi është që nuk ka të lënduar.

Elezaj i ka falënderuar zjarrfikësit për angazhimin dhe parandalimin e zjarrit, pasi ka thënë se ka mundur të eskalojë.

“Bashkëndjejmë edhe me pronarin e kompanisë. Por, fatmirësisht që nuk ka humbje të jetës, është një lehtësi për momentin. Ka pasur edhe risk të madh, sepse ka qenë në afërsi edhe objektit të pompës, ka pas edhe lëndë djegëse edhe ndoshta mundësi për eskalim. Por, ne, i përgëzoj në këtë rast të gjithë ata, për angazhimin që kanë bërë, zjarrfikësit kryesisht, për parandalimin e zgjerimit të kësaj katasfrofe”, ka thënë ai për KosovaPress

Për të ndihmuar kompaninë në fjalë, kryetari Elezaj tha se kompania në këtë rast është e pafuqishme.

“Komuna i ka mundësitë e vogla në këto raste, por sigurisht që kompania do t’i shfrytëzojë të drejtat që i ka në drejtime tjera, sepse komuna në këtë rast, është e pafuqishme. Buxheti i saj nuk ka linja buxhetore të ndara për këtë destinim.”, ka shtuar ai.

Një zjarrfikës është lënduar gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në objektin e ETC-së në Klinë, i cili në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga zjarri.

Zjarrfikësi i lënduar ka marrë ndihmë mjekësore.

Si pasojë e zjarrit, nuk është raportuar për ndonjë punëtor të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat