Evald Kurniç më i miri në kërcimet dallëndyshe nga "Ura e Fshejtë"

Lajme

Evald Kurniç më i miri në kërcimet dallëndyshe nga "Ura e Fshejtë"

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 18:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Në fshatin Fshaj të Komunës së Gjakovës është zhvilluar gara e kërcimeve nga Ura e Fshejtë, në lartësi prej 20 metrave, në edicionin e sajë të 73-të me radhë.

13 garues morën pjesë në dy disiplina kërcimi. Atë “Kërcim në këmbë” dhe “Kërcim dallëndyshe”.

Evald Kërniç u shpall fitues në garën “Kërcim dallëndyshe” Ai ishte kampion në fuqi i kësaj gare, ndërsa është me prejardhje nga Tuzi.

Ndërsa në disiplinën “Kërcim në këmbë”, u shpall Klemen Xhuxha.

Organizimi i kësaj gare edhe kësaj radhe është mundësuar nga Klubi i Kërcimeve “Gjakova” dhe Komuna e Gjakovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat