Një deklaratë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti Rrustem Mustafa kanë qenë “turistë në luftë” ka nxitur reagime të shumta.
Megjithatë, 4 vite më herët, Haradinaj e kishte nderuar me medalje Mustafën për shërbimin që ia kishte bërë Kosovës dhe për lirinë.
Haradinaj e kishte vlerësuar ish-komandantin e Llapit për vlerësimin e dinjitetshëm të kategorive të lirisë.
“Me ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, bashkëbiseduam për zhvillimet në vend, në veçanti për trajtimin e dinjitetshëm të kategorive të lirisë. Duke shprehur respektin më të lartë për rrugën e tij jetësore në shërbim të atdheut dhe lirisë, gjeneralit Mustafa, i dorëzova Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, kishte shkruar Haradinaj në vitin 2019.