Një 25-vjeçar nga Abria e Skënderajt, me vendbanim në Shtrubullovë të Drenasit ka humbur jetën sot pasi është rrëzuar aksidentalisht nga rimorkio e cila ishte e ngarkuar me dru.
Mësohet se viktima është Ekrem Smakiqi.
Nga QKMF “Dr.Hafir Shala” në Drenas, kanë thënë se viktima është pranuar pa shenja jete rreth orës 11 e 30 minuta.

Për rastin është njoftuar policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet e rastit.
Për vdekjen e 25-vjeçari ka njoftuar edhe faqja në facebook e fshatit Abri:
NJOFTIM MORTORË !
Të nderuarë bashkëfshatarë , me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka nderruarë jetë , në lulën e rinisë EKREM SHERIF SMAKIQI , do të kujtojmë gjithmonë me mallë , si një djalë shembullorë i urtë i sjellshëm e puntorë ….
Qofsh prej banorëve të Xhennetit !
Nderkohë ju njoftojmë për varrimin !