Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po krijon një alibi të re për “veprime të tjera të njënashme”.
Sipas “Kosovo-Online”, ai ka pretenduar se kryeministri Kurti është ai që krijon tensione, konflikte e veprime të dhunshme në veri.
“Atij nuk ia vlen asnjë tentativë për kriminalizimin e popullit paqësor serb në veri të Kosovës, as spinacione mediatike dhe zëvendësim tezash, kur dihet se kush është burimi i të gjitha problemeve në krahinë. Le të mos gënjejë dhe duke mashtruar njëherë e përgjithmonë, kur e gjithë bashkësia ndërkombëtare e ka shënuar qartë Prishtinën si burim jostabiliteti dhe veprimesh të njëanshme në terren me të cilat ai po përpiqet të kryejë pushtimin e dhunshëm të komunave serbe në veri.” – citohet të ketë thënë ai.
Për këtë, sipas Petkoviq, “Kurti do të jetë përgjegjës për ndonjë aksion të mundshëm “kundër” popullatës serbe në veri”.