Përfaqësuesit e Listës Serbe, Igor Simiq dhe Slavko Simiq, gjatë vizitës së tyre në Uashington janë takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas mediumit serb KosovoOnline, në këtë takim është diskutuar qëndrimi i komunitetit serb për situatën e sigurisë dhe asaj politike në Kosovë.
Sipas këtij mediumi aty është diskutuar edhe nevoja e respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara.
Këtu përfshihen marrëveshjet për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, si dhe udhërrëfyesi për deeskalimin e situatës në veri.