Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës ka mbajtur mbledhje komemorative për të nderuar dhe kujtuar jetën dhe veprën e profesorit Shefki Sejdiut.
Profesoreshë Bade Bajrami, shefe e degës së Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge, tha se humbja e profesorit është e pazëvendësueshme për gjeneratat e ardhshme.
Profesoreshë Valbona Gashi-Berisha, tha se Sejdiu ka lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e letërsisë dhe me punën e pasionin e tij për shkencë bëri që gjuha shqipe të bëhet referencë.
“Profesori ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushën e gjuhësisë në UP. Duke bërë homazhe sot mendojmë për punën dhe pasionin e tij për shkencë që u bë referencë e gjuhës shqipe. Ai la djemtë e tij, vajzën, familjen, shtëpinë, la edhe shtëpinë e dytë, Fakultetin Filologjik, studentët, për t’iu bashkuar përjetësisë”, tha ajo./EO/
Vajza e profesorit, Teuta Sejdiu-Hasbata, i falënderoi të pranishmit derisa tregoi se çka i tha babi në ditën e fundit.
“Jemi shumë të nderuar me fjalimin tuaj, ju i thatë të gjitha për të si profesor. Unë po i them si baba, babi na ka bind në fjalë të urta. Babi në ditët e fundit latinisht më tha ‘Asnjë ditë nuk duhet të kaloj pa e bërë një vizë’”.
Sejdiu ka qenë edhe deputet në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.