Komuna e Gjakovës e ka marrë nën përkujdesje gurin që simbolizon sakrificën e nënës Pashke Marku, duke e vendosur atë përkohësisht në një ambient publik në afërsi të Kompleksit Memorial në Meje.
Kështu thuhet në një njoftim të Komunës së Gjakovës në rrjetin social Facebook.
“Ky veprim është ndërmarrë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe në marrëveshje me familjen Marku. Guri do të qëndrojë në këtë lokacion deri në gjetjen e përbashkët të një zgjidhje të përhershme”, u tha në njoftim.
Kujtojmë se sot gjatë ditës u raportua se guri në fjalë ishte hedhur në bërllok nga pronari i tokës ku ky gur përkujtimor kishte qëndruar tash e sa vite.