Bajqinovci – Ramës: Vetëm një herë janë parë makinat dezinsektuese në qytet, faj na paska Evropa a?

Lajme

Bajqinovci – Ramës: Vetëm një herë janë parë makinat dezinsektuese në qytet, faj na paska Evropa a?

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 15:48
Mefail Bajqinovci

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi Komuna e Prishtinës ka thënë se rritja e numrit të mushkonjave është problem evropian.

Ai tha se kjo ka ndodhur pasi një herë janë parë makinat dezinsektuese në qytet dhe atë jo në gjithë qytetin.

“Komuna e Prishtinës paska deklaruar se rritja e numrit të mushkonjave është problem evropian. Ok. A ta shohim pak se si e ka organizuar e menaxhuar Komuna dezinsektimin këtë vit? Si mos më keq. Vetëm një (1) herë janë parë makinat dezinsektuese në qytet dhe atë jo në gjithë qytetin. Për këtë, faj na paska Evropa a?”.

Ai ka thënë se  Komuna e Prishtinës ka treguar zero angazhim serioz në menaxhimin e këtyre shërbimeve publike.

“Pastaj se si e kontrolloni ju cilësinë e materies dezinsektuese nëpër tendera këtu vërtetë na del një problem i madh evropian.Po qentë endacak a janë problem evropian si dhe mbeturinat problem i kujt janë. Komuna e Prishtinës ka treguar zero angazhim serioz në menaxhimin e këtyre shërbimeve publike bazike për qytetarët, prandaj në vend se të lodhen duke kërkuar arsyetime koti, mirë do të ishte të angazhohen që të dezinsektojnë e pastrojnë qytetin e shndërruar në katrahurë urbane”, ka deklaruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat