Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), njofton se njësia B-2 është në operim të sigurt
“Njësia B2 pas remontit të suksesshëm është duke operuar me parametra që garantojnë se do të kemi prodhim stabil për periudhën e ardhshme!. Ajo që është pasqyruar në opinion përmes mediave është një zgjidhje përkohshme (kalimtare) teknike e cila në asnjë mënyrë nuk e cenon sigurinë operimit të njësisë B2”, njofton KEK.
KEK, me këtë rast, lut mediat që të mos bien pre e dezinformatave nga persona të pa autorizuar që kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të KEK-ut.
“Për më tepër, lajmet e tilla të pa sakta gjithashtu po ndikojnë negativisht edhe në motivimin e punëtorëve të cilët po japin maksimumin për ti përfunduar me sukses remontet e rregullta vjetore të njësive prodhuese”, thuhet në njoftimin e Korporatës Energjetike të Kosovës.