Rada Trajkoviq ironizon me pushtetin në Beograd: Hill po i shëndrron ne adhurues të Perëndimit

Lajme

Rada Trajkoviq ironizon me pushtetin në Beograd: Hill po i shëndrron ne adhurues të Perëndimit

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 20:31
Rada Trajkoviq

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka publikuar një video të politikanëve serbë teksa japi deklarata perëndimore.

Ai ka shkruar në Twitter se ”e ardhmja e Serbisë është ne perëndim”.

E me politikanët serbë, ka ironizar Rada Trajkoviq, politikane serbe në Kosovë që është këshilltare e ministrit Nenad Rashiq.

Ajo ka thënë se politikanët që ishin “roje të urës anti-NATO”, tash janë “adhurues të perëndimit”.

Kjo sipas saj është meritë e diplomacisë së Hillit.

“Dikush mund të mos pajtohet me metodat e Amb. Hila, por efektiviteti i tij nuk mund të kontestohet. Ai i ktheu ish “rojet e urës” anti-NATO dhe ekstra në videot propagandistike kineze në fansa të Amerikës dhe Perëndimit. Diplomaci vërtet efektive”, ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat