Nga neser ndryshim i motit në Kosovë, këto do të jenë temperaturat

Lajme

Nga neser ndryshim i motit në Kosovë, këto do të jenë temperaturat

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot shumë të ndryshueshëm. Në mëngjes dhe paradite ende shumë nxehtë, me diell dhe vranësira lokale.

Pasdite destabilizim i fuqishëm i atmosferës.

Parashihen zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër./Meteo Ballkan

Pak më vonë vjen edhe sistemi frontal nga deti me shtrëngata lokalisht intensive me shi dhe rrebeshe intensive dhe breshër.

Temperaturat maksimale deri në 32 gradë Celsius paradite, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje shënojnë ulje të ndjeshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat