Një taksist i kryeqytetit, që për vite të tëra ushtron këtë profesion, gjatë punës së tij i ka rënë të vozisë edhe shumë fytyra publike.
Në emisionin e T7 “Zà me Kaltërinen”, ai ka rrëfyer përvojën personale që kishte me presidenten aktuale Vjosa Osmani.
“Presidenten e kemi pasë pasagjere të rregullt, para se me u bë presidente. Unë e kom vozit shumë atë. Si pasagjere ka qenë shumë e rregullt, shumë e sjellshme bashkë me dy vajzat, shumë të sjellshme. Ajo ka udhëtuar me neve. Mëngjesi i punës, i transportit të fëmijëve në çerdhe …ka udhëtuar me ne derisa u bë presidente e jona”.
Për 15 vite punë, ai tha se ka vozitur edhe shumë deputetë e ministra prej figurave publike.