Një burrë në Vushtrri ka raportuar se dikush i ka enkriptuar serverin në të cilin ka pasur të dhëna nga puna e tij.
Më pas të dyshuarit e kanë shantazhuar viktimën.
“HYRJE NË SISTEMET KOMPJUTERIME & SHANTAZH – Vushtrri 05.08.2023 – 12:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar të pa njohur i kanë enkriptuar serverin në të cilin i ka pasur të dhënat nga puna e tij.
Te dyshuarit kane shantazhuar viktimen lidhur me keto te dhena. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti ne procedure hetimore", thuhet në njoftim.