Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi që ka sulmuar ekipin e gazetës Nacionale, gjatë protestës së sotme, të mbajtur në Prizren kundër festivalit të filmit DokuFest.
Prangosjen e tij e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, toger në rajonin e policisë së Prizrenit.
I dyshuari është duke u intervistuar në stacionin e policisë në Prizren
Dhe akoma nuk është vendosur nëse do të lirohet apo të dërgohet në ndalim.