Një tërmet godet Serbinë, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë

Lajme

Një tërmet godet Serbinë, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ka tronditur Serbinë rreth orës 18:50.

Epiqendra e tërmetit ishte afër Balevacit në Ibër, midis Rashkës dhe Kralevës, sipas faqes së internetit të Institutit Republikan Sizmologjik.

Ndërkaq, raportohet se, lëkundjet janë ndier edhe në Kosovë.

Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat