Në emisionin veror “Vera10”, mysafir special përmes lidhjes direkte ishin gazetari i njohur shqiptar Blendi Fevziu dhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, të cilët mbrëmë në shënimin e ditëlindjes së tretë të Kanal10, u bënë pjesë e një situate ku dy moderatorët e televizionit ngatërruan emrin e Blendi Fevziut derisa ishin duke intervistuar Ardian Gjinin.
Gazetari Blendi Fevziu tha që sot e kuptoi atë që kishte ndodhur përmes mesazheve të shumta që kishte pranuar nga miqtë e tij nga Kosova.
Fevziu tha se në fillim kishte menduar se kishte ndodhur diçka në Kosovë por që pas hapjes së mesazheve e kuptoi që bëhet fjalë për një situatë qesharake dhe tha që u kënaq dhe ai. “Pjesa më e madhe e ngjajshmërisë mes meje dhe Ardian Gjinit është mungesa e flokëve”, tha Fevziu.
Ardian Gjini tha se atij i ka ndodhur një herë që Shqipëri që ta ngatërrojnë me gazetarin Blendi Fezviu.
Duke folur për momentet e tilla që atij i kanë ndodhur gjatë emisionit të tij Fevziu përmendi një rast në vitin 2002 kur gjatë debatit mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos ishte ndalur energjia elektrike.