Gjatë lidhjes direkte në emisionin “Vera10”, gazetari Blendi Fevziu dhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini u pyetën nga moderatorët nëse kishin menduar që të mbjellin flokët.
Fevziu tha që nuk e kishte menduar asnjëherë që të mbjellë flokët madje tregoj që kishte pasur një ofertë nga një spital por që e kishte refuzuar.
“Pjesa më e madhe e ngjajshmërisë mes meje dhe Ardian Gjinit është mungesa e flokëve”, tha Fevziu.
Nga ana tjetër kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se nuk e ka menduar asnjëherë dhe se ka pasur fat që i kanë rënë flokët.