Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku gjatë ditës së djeshme ka vizituar disa fshatra të komunës së Tetovës.
Ndërsa, për të në mbrëmje u organizua një koncert në këtë komunë.
Në këtë koncert morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, por jo gjithçka ka shkuar mirë.
Raportohet se stafi i sigurimit ka ndaluar një qytetar i cili siç raportohet është përpjekur t’i afrohet kryeministrit Kurti.
Pas pengimit nga sigurimi, i njëjti ka rezistuar me çka ka sjellë eskalimin e situatës.