‘Alarmohet’ Vuçiqi para takimit me Zelenskyn në Athinë: Do të ishte goditje e madhe nëse Ukraina e njeh Kosovën

Lajme

‘Alarmohet’ Vuçiqi para takimit me Zelenskyn në Athinë: Do të ishte goditje e madhe nëse Ukraina e njeh Kosovën

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 18:07
Foto arkiv

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se nesër do të ketë një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

I pari i shtetit serb beson se nesër do të ketë një “bisedë të hapur dhe të mirë” me liderin ukrainas.

Ai shtoi se do të ishte një “goditje e madhe për ne nëse Ukraina e njeh Kosovën”.

“Do të përpiqem të flas me Zelenskyn”, tha Vuçiq dhe shtoi, “do të ulem dhe do të bisedoj me të privatisht për gjithçka që ka ndodhur së fundmi rreth Kosovës, njohjen apo mosnjohjen e tërësisë territoriale të të dyjave vendeve. Ne respektojmë integritetin territorial të Ukrainës dhe shpresojmë që ata të respektojnë edhe tonin”.

Presidenti serb gjithashtu tha se nuk ka dyshim se tema kryesore do të jetë Rusia, raporton nova.rs.

Kujtojmë se Vuçiq ndodhet në Athinë, ku sonte do të marrë pjesë në një darkë joformale për liderët rajonalë, të organizuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ndryshe, Kosovën në këtë takim do ta përfaqësojë kryeministri, Albin Kurti ndërsa nuk është ftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat