Presidenti i Serbisë theksoi se mbrëmë kryeministri maqedonas Dmitar Kovaçevski ka reaguar ashpër kundër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për atë që bëri në Tetovë.
Presidenti u kërkoi zyrtarëve tanë “të jenë më të kujdesshëm”.
"Që të mos thonë diçka që mund të përdoret kundër tyre, që të mos na fusin në të njëjtin kosh me Kurtin”, tha Vuçiq.
“Kam biseduar me Kovaçevskin për një kohë të gjatë dhe kam thënë se nëse dikush është ofenduar në Maqedoninë e Veriut, nëse dikush ka thënë dikur diçka, kërkoj falje sepse maqedonasit janë vëllezërit tanë”, tha ai.
Ai ka theksuar se Kovaçevski ka folur ashpër kundër Kurtit para të gjithëve, gjë që ka habitur shumë të gjithë të pranishmit.