Armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës, Von Cramon befason me parashikimin: Për këtë gjë Vuçiq e takoi Zelenskyn

Lajme

Armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës, Von Cramon befason me parashikimin: Për këtë gjë Vuçiq e takoi Zelenskyn

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:50
Eurodeputetja Viola von Cramon

Eurodeputetja Viola von Cramon tha se takimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin serb Aleksandar Vuçiq mund të jetë zhvilluar për një marrëveshje mbi armët në këmbim që Ukraina të vazhdojë të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Ajo shpërndau një postim në Twitter të deputetit ukrainas Oleksiy Goncharenko, i cili tha se Ukraina s’duhet të kompromentojë parimet e saj dhe se duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Saktë: ka shumë gjasa që Aleksandar Vuçiq ra dakord të takohet me Volodymyr Zelenskyn për të ushtruar kryesisht presion mbi Ukrainën: armët për mosnjohjen e Kosovës.

Unë shpresoj se Zelensky  kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë.

Pavarësia e Kosovës dhe stabiliteti janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, shkroi von Cramon në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat