Ky është stomatologu nga Malisheva që dyshohet se shkaktoi vdekjen e 35-vjeçares

Lajme

Ky është stomatologu nga Malisheva që dyshohet se shkaktoi vdekjen e 35-vjeçares

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 12:14
Xhavit Karaxha

Leonora Sh. shkoi në një klinikë private në Malishevë për të hequr një dhëmb që po i shkaktonte dhimbje. Por askush nuk do ta besonte se vizita e saj tek klinika private do të ishte e fundit për të në jetë.

Siç raporton media, stomatologu malishevas Xh.K. ishte ai që pranoi pacienten me dhimbje dhëmbi.

Por gjendja e saj filloi të përkeqësohej për çka u dërgua me urgjencë në QKUK. Leonora nuk arriti të tejkalojë më të keqen dhe më pas ndërroi jetë në QKUK. Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, e ka konfirmuar se viktima është dërguar pa shenja jete në QKUK.

Stomatologu që pranoi pacienten, Xh.K. dhe motra e tij janë arrestuar nga Policia e Kosovës me akuzat për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

35 vjeçarja nga fshati Ngucat i Malishevës jetonte në Itali ndërsa la pas burrin dhe katër fëmijë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat