Vuçiq: Serbia do të kërkojë seancë të Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Lajme

Vuçiq: Serbia do të kërkojë seancë të Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 12:42
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sot se Serbia do të kërkojë që para mbledhjes së rregullt të tetorit të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, siç i cilëson ai ‘presione të shtuar ndaj serbëve në Kosovë’.

Vuçiq ka bërë të ditur se sot do të ketë një takim me serbët e Kosovës dhe zyrën e ashtuquajtur për Kosovën.

“Ne zgjedhim momentin më të mirë, kush kur kryeson dhe kush kur është prezent.

Kur të na përshtatet do të kërkojmë që seanca të mbahet në një të ardhme shumë të afërt”, tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat