Vazhdon kërkimi i 90-vjeçarit të zhdukur nga Ferizaj

Lajme

Vazhdon kërkimi i 90-vjeçarit të zhdukur nga Ferizaj

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 19:56
Ilaz Sejdiu

Ka vazhduar kërkimi i personit të zhdukur nga fshati Greme e Ferizajt, ILAZ (TAHIR) SEJDIU i lindur me 19.10.1932, me banim në fshatin Greme, komuna Ferizaj, i cili me datën 17.08.2023 rreth orës 07:10 kishte dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ekipet e policisë rajonale të Ferizajt në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës,”Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim”, vullnetarët nga  “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës”, pjesëtarë të Brigadës së Zjarrëfikësve të Ferizajt, zyrtarë të Drejtorisë së Emergjencave të komunës së Ferizajt janë në kërkim të personit të zhdukur.

Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve .

Ai është i gjatë, 170 cmPeshon, 75 kgSy kafeFlokë të thinjuraKishte të veshura: pantollona  dhe xhaketë ngjyrë kafe, këpucë të zeza me shirita ngjitës dhe me plis të bardhë

Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me personin e zhdukur, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital” Lajmëro Policinë”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat