Autobusi i kompanisë turistike “Arditi Tours” është fotografuar teksa po bënte tejkalim të rrezikshëm në vija të plota në rrugët e Shqipërisë
Një lexues i medias ka njoftuar se sot gjatë ditës janë përballur me një rrezik goxha të madh, të cilin ia shkaktoi një shofer autobusi.
Qytetari bën të ditur se rreth orës 17:00, teksa po ktheheshin nga pushimet në Shqipëri, ka kapur me kamerën e tij një moment ku autobusi i kompanisë “Arditi Tours”, në Milot, ka rrezikuar jetën e dhjetra udhëtarëve duke bërë një tejkalim të rrezikshëm në dy vija të plota.
Siç shprehet ai, nga ky tejkalim, përveç atyre që ishin në autobus, të rrezikuar ishin edhe qytetarët që ishin në vetura.
“Përshendetje desha ta bëjë nje denoncim për kompanin Arditi Tours ku sot rreth orës 17:00 duke u kthyer prej pushimeve në Shqipëri pikërisht në Milot përpak se na mbyti me nje tejkalim shumë shumë të rrezikshëm në dy vija të plota dhe tejkalim të disa veturave dhe ata kanë qenë shumë të rrezikuar”, u shpreh ai.