Gazetari serb: Serbia ka bërë më shumë për Ukrainën, sesa Kosova

Lajme

Gazetari serb: Serbia ka bërë më shumë për Ukrainën, sesa Kosova

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 21:55
Bratislav Kërstiq

Analisiti dhe gazetari serb, Bratislav Kërstiq ka komentuar repliken e kryeministrit Kurti ndaj kryeministres serbe, Ana Bërnabiq për mos sanksionim ndaj Rusisë.

Sipas tij, Serbia e ka përkrahur më shumë Ukrainën se sa Kosova.

“Agjenda e zotit Kurti është kur flasim për mbështetjen për Rusinë, mendimi im personal është që Serbia më shumë e ka përkrahur Ukrainën sesa Kosova, sepse Kosova është në atë drejtim verbal që je tu e mbështet Ukrainën kundër Rusisë, por në anën tjetër ne e kemi nbazë ditore që Serbia është duke i armatosur ushtarët e Ukrainës”, tha ai.

Gazetari serb shton se e vetmja shancë për Serbinë që ta vazhdojë rrugën e duhur është që menjëherë të vendos sanksione ndaj Rusisë dhe ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat