Ndalohet një serb në veri që “ka të bëjë me Llunën”

Lajme

Ndalohet një serb në veri që “ka të bëjë me Llunën”

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 20:32
Policia e Kosovës

Një serb është ndaluar orë më parë nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurisë Speciale të Kosovës, konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Megjithatë, Elshani tha se nuk ka të bëjë me arrestim, por vetëm me ndalim, ku ai do të intervistohet nga Prokuroria.

“E kemi ndalu me urdhëresë të Prokurisë Speciale. Jemi duke e intervistuar. Serbi në fjalë ka të bëjë me Llunën”, na ka thënë Elshani.

Mediat serbe raportuan se personi në fjalë është Aleksandar Alagiq, 26 vjeçar, i cili drejton klubin e kikboksit që më parë drejtohet nga Millun Millenkoviq Llune, i cili është arrestuar muaj më parë nga policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat