​“Lojë fjalësh” mes Kurtit dhe Ademit: “Nuk jam veshur si sportist”, “Je njeri i aksionit”

Lajme

​“Lojë fjalësh” mes Kurtit dhe Ademit: “Nuk jam veshur si sportist”, “Je njeri i aksionit”

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 13:56
Albin Kurti dhe Agim Ademi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në shoqëri të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zv/ministres Daulina Osmani kanë qëndruar sot për vizitë në kampin e Kombëtares së Kosovës.

Me të arritur në hotel, Kurti u prit nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. I pari i ekzekutivit menjëherë kërkoi ndjesë që nuk ishte veshur në mënyrë sportive, gjë për të cilën mori mirëkuptimin e të parit të FFK-së.

Madje, ky ia ktheu duke e lavdëruar Kurtin para futbollistëve duke u thënë atyre se kryeministri është njeri i aksionit dhe ka ardhur për t’iu motivuar që të jeni në aksion në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Kryeministri është motivues i madh dhe është njeri i aksionit, prandaj e kemi parë të arsyeshme që ai si kreu i qeverisë të vjen sot për vizitë dhe të japë mesazhin e tij frymëzues për të ecur përpara së bashku”, ka thënë presidenti Ademi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat