​Media izraelite që merret me sulmet terroriste raporton për armët e kapura në veri

Lajme

​Media izraelite që merret me sulmet terroriste raporton për armët e kapura në veri

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Edhe media izraelite qe merret me sulmet terroriste ka raportuar për armët e kapura në veri të Kosovës.

Një sasi e madhe armësh, përfshirë granata dhe eksplozivë, të zbuluar nga forcat e sigurisë së Kosovës të emigrantëve ilegalë serbë në veri të Kosovës”, thuhet në përshkrimin e “Terror Alarm” në “X”.

Ndryshe, dje Policia e Kosovës, e informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka zbuluar një sasi të madhe të armatimit në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.

Lidhur me këtë, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

Ky i fundit, pas këtij njoftimi, është kërcënuar me vdekje nga organizata terroriste serbe “Severna Brigada”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat