Ky është i arrestuari sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës

Lajme

Ky është i arrestuari sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni, në Mitrovicë. I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Burimet kanë bërë me dije se personi që u arrestua dhe u ndalua si i dyshuar për këtë rast është Ferit Bala, 45-vjeçar.

I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin e bazuar se ka sulmuar me granatë shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës, njoftoi Prokuroria.

"Ndaj personit të dyshuar, brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më 31 gusht, shtëpia e Bahri Hysenit, kryesuesit të bordit të Ndërmarrjes Publike “Trepça” është sulmuar me mjet shpërthyes, ku janë dëmtuar dy vetura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat