Aleksandar Vuçiq i drejtohet popullit serb, përsëritë gjithë urrejtjen ndaj Kosovës

Lajme

Aleksandar Vuçiq i drejtohet popullit serb, përsëritë gjithë urrejtjen ndaj Kosovës

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 14:19
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i drejtohet publikut pas kërkesës së opozitës për mbajtje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe në Beograd deri në fund të vitit.

Në njoftimin e bërë më herët nga shërbimi për media i presidentit serb, pretendohet se Vuçiq sot do të flasë për “të gjitha çështjet e rëndësishme”.

“Ne do të shkojmë në Bruksel të mërkurën ose të enjten për të biseduar me Prishtinën. Ky është i vetmi obligim për ne, sepse ne besojmë se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve, derisa problemet po grumbullohen. Një ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jan Stoltenberg tha se pret konsultime të rëndësishme për çdo veprim të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, policët shqiptarë bastisën fabrikën “Ivo Lola Ribar” në Zubin Potok. Është një fabrikë e vjetër dhe një tregues tjetër se dëshira e tyre është të tregojnë se si sfidojnë gjithçka që ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s”, ka pretenduar Vuçiq.

Vuçiq gjithashtu ka thënë se “ka pasur 401 sulme ndaj serbëve dhe pronave të tyre” që nga ardhja e kryeministrit Albin Kurti në pushtet.

“Kërkesa ime drejtuar BE-së dhe SHBA, si dhe miqve tanë tradicionalë, Rusisë dhe  Kinës, që situatën në Kosovë ta shikojnë me argumente dhe jo se kush e ka krijuar “të ashtuquajturën pavarësi” të Kosovës. Por të shohim se kush në të vërtetë prodhoi trazira dhe konflikte, kush ka interes në të dhe kush “në asnjë mënyrë nuk mori pjesë në to”. Ne i kuptojmë kampanjat, pagesat për kampanja…. Ne e kuptojmë pse prodhohen tekste, emisione dhe shumë çudira të tjera. Të gjitha interesat politike ne i kuptojmë. Por kur bëhet fjalë për ruajtjen e paqes, të gjitha ato interesa nuk mund të dalin para gjithçkaje për të cilën kam folur”, për të satën herë, Vuçiq ka shprehur këto fraza të kota për konsum të  brendshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat