Mbështetësi “famëkeq” i një “mejdani të ri” në Beograd dhe kujdestari dhe alarmues i rrezikut nga “Serbia e Madhe” Janush Bugajski përsëri ka akuzuar Serbinë dhe Vuçiçin për “mbështetje ndaj imperializmit rus”, shkruajnë mediet serbe, duke e quajtur analistin dhe njohësin e çështjeve në Ballkan si “mbështetës të mejdanit të ri në Beograd”, që nuk di të ndalet, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.
Sipas këtij mediumi ai ka shpërndarë shkurt ëndrrat e politikës boshnjake të çarshisë në Sarajevë, kjo doli nga publikimet e medieve atje, ndërkohë që mediet serbe Bugajskin e quajnë ruso-fob.
Mediet boshnjake kanë publikuar tekstin e Bugajski që bart qëndrimin e Fondacionit të Uashingtonit, ku ndër tjera thuhet se Vuçiç vazhdon të mbështes imperializmin rus, konkretisht ai shprehet se “presidenti i Serbisë nuk mund të fsheh mbështetjen ndaj imperializmit rus”.
“Takimi i tij me presidentin ukrainas Zelenski në Samitin e Ballkanit në Greqi dhe sigurimin e disa pajisjeve për Ukrainën di duhet të demonstronte baraspeshim mes Rusisë dhe Ukrainës. Por një qëndrim dhe qasje e tillë vetëm mashtron ata që janë në Uashington dhe Bruksel që duan të besojnë se Vuçiç mund të ndahet nga Putini” thotë Bugajski.
“Por në realitet, regjimi në Serbi në tërësi mbështet qëllimet gjenocid-iale dhe imperialiste të Moskës në Ukrainë dhe politikën e saj kundër amerikane globale” shkruan analisti .
Mediet serbe shkruajnë duke akuzuar Bugajskin se ai me qëllim nuk flet të vërtetën, sepse në Samitin e përmendur, Vuçiç premtoi Zelenskit se do mbetet në pozicionin neutral, qëndrim që ka mbajtur edhe para fillimit të luftës në lindje, duke mbetur në qëndrimin e palëkundur se nuk do i shitet armatim asnjërës palë.
Bugajski konstaton se “Beogradit i duhet Rusia si fuqi e madhe me përmasa globale që ngadalëson ndikimin amerikan dhe që mbështet aspiratat rajonale të Serbisë.