Delegacione serbe e kineze mund të vijnë së shpejti në Komunën e Graçanicës në Kosovë.
Kjo sipas Aleksandra Markoviq Mihajloviq, pjesë e degës së SNS nga Graçanica.
Ajo ka thënë përmes një statusi në rrjete sociale se “në Graçanicë po vjen delegacioni i përbërë nga ndihmësja e drejtorit të së ashtuquajturës ‘Zyrës për Kosovë’, një delegat nga Kina dhe disa delegatë nga Ministria serbe e Shëndetësisë”.
Porse, nuk ka përmendur një datë se kur pritet të ndodhë kjo.