Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Këto vranësira gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin shi.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius”, njofton IHMK.