Dalin pamjet e dhunës në mes të rrugës në Gjakovë, një person e nxjerrë me forcë vajzën nga taxi dhe e hyp në një tjetër veturë

Lajme

Dalin pamjet e dhunës në mes të rrugës në Gjakovë, një person e nxjerrë me forcë vajzën nga taxi dhe e hyp në një tjetër veturë

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 19:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dhuna fizike e verbale mbi gratë nuk mungon në Kosovë, e cila në disa raste shfaqet edhe publikisht, pa ndrojtje. Gjinia mashkullore shpesh tenton që duke ushtruar forcë fizike t’i rregullojë problemet.

Një rast mjaft shqetësues ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku në pamjet e publikuara shihet një vajzë të cilën një person e nxjerrë me dhunë nga një taxi.

Pa dëshirën e saj, duke e përdorur forcën fizike, personi në fjalë, i cili tashmë është arrestuar nga organet e rendit, e hip vajzën në një tjetër veturë.

Shkaku i këtij konflikti ende nuk dihet, ndërsa Policia deri më tani nuk ka dhënë detaje për rastin në fjalë.

Pamje të siguruara tregojnë një burrë me inicialet M.U. duke goditur një vajzë dhe duke e nxjerrur me dhunë…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat