Kreu i Këshillit të Kuvendit për Kosovën, Milovan Drecun ka deklaruar për RTS se është e qartë se pala nga Prishtina pengon arritjen e çfarëdo qoftë përparimi në dialog, duke potencuar vendosjen në plan të parë të asociacionit dhe duke shprehur shqetësimin për kërkesën për njohje de facto të Kosovës nga Kurti.
Bisedimet e fundit përfunduan pa sukses, sepse Kurti nuk pranoi propozimin kompromis nga BE për ecjen paralel në formimin e asociacionit dhe kryerjen e obligimeve nga marrëveshja për normalizim, në situatën e krijuar pritet përgjigje nga niveli i lartë i BE-së në tetor.
Kjo situatë sipas Drecun ishte e pritshme kur dihej definimi i qëndrimeve nga palët “E vetmja e panjohur ishte nëse ndërmjetësuesit nga BE kanë përgatitur diçka të re, ndonjë propozim apo kërcënim ndaj Prishtinës dhe aty nuk pati asgjë. U krijua kompromisi si propozim për ecje paralel në asociacion dhe zbatim të marrëveshjes së normalizimit” tha Drecun.
E mira nga ky takim është se u bë e qartë se Prishtina është ajo që pengon procesin dhe përparimin dhe se asociacioni është në plan të parë, theksoi ai, duke shtuar se do ketë takime të reja në këtë proces.
"Nuk është mirë ndërprerja, si do zgjidhim problemet? Është e domosdoshme mbajtja e komunikimit mes palëve, sado që të jetë vështirë dhe nuk sjell shume rezultate, mbajtja e komunikimit duhet, pasi ashtu kështu në bisedime ka shpresë për ndonjë marrëveshje“, konsideron Drecun.
Por ai bën[ vërejtje se para mbajtjes së takimit, ai duhet të përgatitet më mirë ashtu që të ketë përparim.
"Nëse duam përparim duhet largohen shkaqet që sjellin mossukses. Borel tha se shka është insistimi nga Kurti për njohjen de facto të Kosovës, atëherë duhet larguar shkakun, që të heq dorë nga insistimi dhe keqpërdorimi i i propozimit të BE-së për rrugën e normalizimit duke insistuar në njohje. Nëse këtë e bën prapë nuk do ketë rezultate takimi” tha Drecun.
Lidhur me mundësinë e vendosjes së sanksioneve më të firta ndah Prishtinës, Drecun vlerësoi se kjo në aspektin politik nuk e shqetëson Kurtin dhe mbështetja nuk i ulet nga masat që ka vendos BE ndaj qeverisë.